Ministri Bytyqi ngushëllon familjen e Nexhat Dacit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Bytyqi ngushëllon familjen e Nexhat Dacit

17:28 | 26 Janar 2019

Djali i politikanit të njohur kosovar, Nexhat Dacit, Arian ka humbur jetën sot në Brezovicë. Aran Daci ishte edhe zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj.

Kjo ngjarje e ka pikëlluar edhe ministrin e arsimit, Shyqiri Bytiqin.

Ai përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Daci për humbjen e djalit. /ORAinfo/

Me poshtë postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Na pikëlloi pa masë vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

Vdekje si kjo të lënë pa fjalë!

Ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e më të dashurit tuaj.

Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arian Dacin!

Komento: