Ministri Bytyqi premton mbështetje në krijimin e Shkollës Kombëtare të Baletit

17:59 | 17 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Në këtë takim ata kanë biseduar rreth aktiviteteve artistike të Trupës së Baletit, si dhe mundësitë e themelimit të Shkollës Kombëtare të Baletit në Kosovë.

“Me drejtorin Brahimaj e vlerësuam të nevojshme themelimin e kësaj shkolle, në mënyrë që të krijohen kuadro të reja për këtë degë të artit skenik në Kosovë”, ka shkruar ministri në llogarinë e tij në Facebook.

“Shpreha gatishmërinë që të mbështes këtë nismë, ndërsa e theksova si të nevojshme që parapraktisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të themelojmë një grup ekspertësh profesionalë për të vlerësuar mundësitë e themelimit të kësaj shkolle 8 vjeçare”, ka shkruar Bytyri. /ORAinfo/

Komento: