Ministri Bytyqi priti ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Bytyqi priti ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk

14:22 | 07 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedoi për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë vendit tonë në çdo aspekt, e në veçanti në fushën e arsimit, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit reciprok të institucioneve akademike.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministri Shyqyri Bytyqit

Sot prita në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, z. Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedova për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Falënderova ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë vendit tonë në çdo aspekt, e në veçanti në fushën e arsimit dhe theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit reciprok të institucioneve akademike.

Ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë një sistem të mirë arsimor, të bëjmë reformat e duhura dhe të përafrojmë sistemin tonë arsimor me atë të vendeve të zhvilluara. Përmenda prioritetet që MAShT-i i ka vënë para vetes për t’i realizuar dhe që të ndodhë kjo plotësisht na duhet edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, pra edhe e Kanadasë, si një vend që ka një sistem të zhvilluar arsimor. Poashtu, përmenda edhe nevojën e përfshirjes të sa më shumë të fëmijëve në edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve, si dhe ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik.

Ndër temat kryesore që diskutuam në këtë takim ishte përfshirja sa më e madhe e të rinjve të komuniteteve në sistemin tonë arsimor, ku gjithpërfshirja, përkatësisht krijimi i mundësive për arsimim të të gjithëve që jetojnë në Kosovë është ndër prioritetet kryesore të MAShT-it, ku tashmë janë bërë hapat e duhur për rregullimin e infrastrukturës ligjore.
Gjatë këtij takimi biseduam edhe për dygjuhësinë në arsim, për çka e informova Ambasadorin se në Kosovë ofrohet arsimim në të gjitha gjuhët e komuniteteve që në jetojnë në Kosovë.

Me angazhimin dhe përkushtimin tonë dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, besoj se do të kemi sukses në realizimin e prioriteteve që kemi renditur.

Bashkë me ambasadorin Maksymiuk u dakorduam që të fillohet sa më parë bashkëpunimi me projekte konkrete në fushën e edukimit.

Komento: