Ministri Bytyqi shpreh ngushëllime për vdekjen e mësueses nga Mitrovica

15:11 | 13 May 2019

Mësuesja nga Mitrovica, Lindita Preteni ka ndërruar jetë sot.

Vdekja e saj e ka prekur edhe ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqin.

Ai përmes një postimi në Facecook ka shprehu ngushëllime për vdekjen e mësueses nga Mitrovica, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i plotë i ministri Bytyqi:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë.

Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi.

Prandaj, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj!

Komento: