Ministri Bytyqi takohet me Këshillin e aktorëve, kanë një plan të mirë për nxënësit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Bytyqi takohet me Këshillin e aktorëve, kanë një plan të mirë për nxënësit

12:05 | 24 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Enver Petrocvi.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Bytyqi ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar për idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë ti dërgojnë në teatër.

Sipas ministrit, kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla, përcjell ORAinfo.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e ministrit Bytyqi:

Me kënaqësi prita sot në takim Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori i mirënjohur z. Enver Petrocvi, me të cilët diskutuam për idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë ti dërgojnë në teatër.

Kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla. Ky aktivitet po ashtu do të ndikonte në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përballimin e vështirësive në procesin mësimor.

E mirëprita këtë iniciativë dhe është shumë e rëndësishme gjetja e mënyrës më të përshtatshme për ta bërë të zbatueshme këtë ide, fillimisht përmes nxjerrjes së UA dhe më pas përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të krijonte mekanizmat e nevojshëm që fëmijët të dërgohen në teatër apo teatri të dërgohet në zonat, ku një gjë e tillë do të krijonte vështirësi financiare apo logjistike.

Gjithashtu, theksova se me fillimin e zbatimit të mësimit tërëditor, në kuadër të të cilit janë të parapara edhe aktivitete jashtëkurrikulare, dërgimi i fëmijëve në Teatër do të ishte më lehtë i zbatueshëm.

Komento: