Ministri Bytyqi takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

13:39 | 05 March 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

“Ambasadorin Sakar e urova për detyrën e re dhe e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim”, ka shkruar në faqën e tij zyrtare në Facebook, ministri Bytyqi, përcjell ORAinfo.

“Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren Kilic dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësorë për nxënësit dhe studentët”, ka shkruar Bytyqi. /ORAinfo/

Komento: