Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e Edukimit Botëror, bisedojnë për reformat në arsim

13:18 | 26 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot takim drejtoreshën e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës (ETUCE), Susan Flocken, e cila njëkohësisht është edhe përfaqësuese e internacionales botërore në EQAR, si dhe anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian.

Bytyqi dhe Flocken në këtë takim kanë biseduar për angazhimet e përbashkëta të të gjithë akterëve në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.

“Falënderova znj. Flocken për vizitën dhe gatishmërinë e saj që të ofrojë mbështetje, sidomos në këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve të zhvilluara.

MAShT është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim përmes reformave që po bëhen në segmente të rëndësishme, dhe për këtë theksova nevojën dhe rëndësinë e veçantë të dialogut social të të gjithë akterëve, me qëllim që të arrihen synimet për arsim të zhvilluar”, ka shkruar ministri Bytyq, përcjell ORAinfo.

Në këtë takim, ku prezent ishin edhe udhëheqësit e Sindikatave të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Rrahman Jasharaj dhe Nevrus Kaptelli, u theksua se, një arsim cilësor është kusht thelbësor për parandalimin e braktisjes së vendit nga të rinjtë. /ORAinfo/

Komento: