Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno

14:35 | 07 June 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi priti sot në takim drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për projekte të rëndësishme të USAID-it në Kosovë dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Ministri Bytyqi ka theksuar në veçanti Programin e Transformimit të Lidershipit, përmes të cilit shumë të rinjë janë arsimuar në universitet të njohura amerikane dhe kjo përvojë i ka shërbyer shumë zhvillimit të arsimit dhe Kosovës në përgjithësi.

Ministri Bytyqi, ka falënderuar znj. Magno për angazhimin e deritanishëm të USAID-it në të gjitha fushat ku ka nevojë Kosova, veçanërisht në sistemin arsimor, ndërkaq kërkoi vazhdimin e projekteve edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Lisa Magno, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë tha se, thelbi i partneritetit në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit është bashkëpunimi i mirë në mes të qeverive të dy vendeve.

Magno po ashtu foli edhe për hartimin e një strategjie pesë vjeçare, e cila në fokus të veçantë do të ketë rininë, përkatësisht trajtimin e rinisë nga këndvështrimi i aftësimit për punësim, pjesëmarrjes në proceset politike etj.

Komento: