Ministri Bytyqi: Të hënën nxënësit të kthehen në shkollë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri Bytyqi: Të hënën nxënësit të kthehen në shkollë

18:03 | 17 Janar 2019

Greva në gjithë sistemin arsimor ka vazhduar gjatë gjithë kësaj jave, dhe drejtuesit e SBASHK-ut, janë shprehur të bindur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka kërkuar që të hënën nxënësit të kthehen në shkollë.
Në emisionin Frontal në T7, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka folur për grevën e mësimdhënësve, duke thënë se kërkesat e tyre janë ekstreme dhe të njejtat do t’i kushtojnë miliona buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Express.
Sipas Ministrit Bytyqi, brengosja më e madhe është që nxënësit po humbasin orë mësimore, duke deklaruar se po kërkojnë një zgjidhje.

“Brengosja më e madhe është se nxënësit tanë po humbin mësim dhe është një gjë jo e mirë dhe e kemi të vëshitrë të kompenzojmë. Jemi duke kërkuar një zgjidhje që do të jetë e përshtatshme. Deri tani nuk është bërë një zgjidhje që do ta mundësonte rikthimin e mësimit”, deklaroi ai.
Në parim nuk është dashur që të fillojë fare greva, është shprehur ministri.
“Është dashtë SBASHK të mirkuptojë që të mos fillohet greva, vazhdimisht kemi qenë në krah të SBASHK’ut. Ka pas mundësi institucionale që të gjendej një zgjidhje, por vendimi ekstrem e ka vështirësuar situatën” shtoi ai.
“Vazhdimisht edhe kryeministri i Kosovës është zotuar se jemi duke parë mundësi, hajde të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për të lëvizur nga ajo që është kërkuar Në të njejtin kohë jemi duke e dëmtuar edhe një të drejtë tjetër që është shkollimi i tyre, ekziston mundësia që pa dëmtuar pjesën kryesore të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë një zgjidhje”, tha Bytyqi në T7.

Sipas tij, është bërë një gabim një projektligjin e pagave.

“E para gjë gabimi që ka ndodh me projektligjin e pagave, është munduar që të bëhet një ligj për të harmonizuar pagat, e kjo është kthyer në garë se cili dikaster i ka pagat më të larta. Këto të SBASHK’ut nuk janë kërkesa të lehta për t’u plotësuar”, bëri të ditur ai.

Bytyqi i ka cilësuar si ekstreme kërkesat e SBASHK-ut.

“Këto kërkesa janë goxha ekstreme. Mund të jetë një kosto mbi 5 milionë euro, që është vëshitrë e realizueshme. Dje i kemi dorëzuar një propozim Qeverisë dhe po presim që të kemi një reflektim që të ketë një rritje të koficinentit, dhe të hapet një dialog me SBASHK’un dhe të gjithë dikasterët e arsimit”, deklaroi ministri, duke thënë se të hënën maksimumi nxënësit duhet të kthehen në shkollë.

“Të hënën maksimumi është dita kur nxënësit duhet të kthehen në bankat e tyre, sepse çdo vonim tjetër është i pariparueshëm”, ka shtuar ministri.

Komento: