Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka thënë se moszëvendësimi i orëve të humbura në arsim po bëhet sfidë në vete.
“Ne u ballafaquam me grevën në arsim të organizuar nga SBASHK, pas marrëveshjes u kthyen në punë grevistët por nuk po pranojnë të zëvendësojnë orët e humbura. Nxënësit po rrezikohen të bëhen humbësit më të mëdhenj pa fajin e tyre”, ka thënë Bytyqi.
Ministri ka thënë se ka lëshuar një vendim për plotësimin e orëve të humbura në harmonizim me ligjet në fuqi por kjo ka indinjuar SBASHK-un pasi këta të fundit kanë kërcënuar me greva tjera.
“Orët e humbura duhet të zëvendësohen sepse kjo dëmton nxënësit dhe i privon nga njësia e programeve mësimore. SBASHK-u duhet të reflektojë”, ka theksuar Bytyqi.