Ministri Bytyqi thotë se SBASHK-u s’mund të marrë vendime për kompensim të orëve

22:49 | 22 March 2019

Kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës në Arsim ka krijuar përplasje mes SBASHK-ut dhe MInistrisë së Arsimit.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka folur edhe një herë për kompensimin e orëve të mësimit, që janë humbur gjatë grevës së mësimdhënësve që ishte mbajtur për shkak të koeficientit të pagave.

SBASHK ka deklaruar se këto orë të humbura nuk do të kompensohen, përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që të ndodh një gjë e tillë.

Ministri Bytyqi ka deklaruar se SBASHK’u mund të ketë vetëm një obligim moral që të deklarohet në përkrahje apo jo të një vendimi të tillë , mirëpo nuk mund të marrë vendime që do të ishin vendime të zbatueshme.

Sipas Bytyqit vendimi i zbatueshëm i takon vetëm organit kompetent, që në këtë rast është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila ka marrë një vendim në bazën e udhëzimit administrativ.

Komento: