Ministri i Arsimit Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebbok, shkruan ORAinfo.
Ndër të tjera, përmes këtij urimi, Ministri Bytyqi bëri thirrje për paqe, dashuri e harmoni.
“Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë”- përfundoi Bytyqi./ORAinfo/
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimi e tij:
Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i cili simbolizon paqen, dashurinë, harmoninë, mirëkuptimin dhe solidarizimin.
Uroj që këto vlera njerëzore të na përcjellin gjithmonë, e sidomos në këtë muaj, të bashkëndiejmë dhe t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë.
Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!