Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve.
Ai këtë urim e ka bërë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, shkruan ORAinfo.
Dashuri, paqe e harmoni është urimi i Ministrit për këtë festë.
Ai ndër të tjera ka thënë se shpreson në më shumë besim dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin.
“Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin”- ka shkruar Bytyqi./ORAinfo/
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:
Gëzuar Pashkët!
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!
Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin!
Gëzuar!