Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar sot fëmijët në ditën e tyre.
Me këtë rast, ai ka thënë se po punojnë që të ofrojnë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes.
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroj mirëqenie për të gjiithë fëmijët!
Ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë dhe ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.
Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes.
Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes!