Ministri Bytyqi uron Festën e Bajramit, ka një urim të veҫantë për agjëruesit

13:05 | 04 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi për nder të festës së Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Këtë vizitë e bëri i shoqëruar me kryetarin Limaj, deputetin Shala dhe ministrat Reçica e Shala, shkruan ORAinfo.

Ministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët islam për festën e Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit dhe uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni”- tha ndër të tjera Bytyqi.

Një urim të veҫantë, ministri e bëri për ata që agjëruan muajin e Ramazanit.

“Urime veçanërisht të gjithë atyre të cilët agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit duke u lutur që t’u jetë pranuar agjërimi”- ka shkruar ministri./ORAinfo/

Komento: