Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta.
Pro këtij projektligji ishin 71 deputetë të Kuvendin të Kosovës.
Me këtë rast ministri Bytyqi ka uruar mësimdhënësit për këtë këtë projekt ligj.
Postimi i plotë ministrit Bytyqi
Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99!
Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës.
Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund.
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën.
Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë!