
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka uruar shqiptarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
“Në këtë ditë feste, për të gjithë shqiptarët ortodoks kudo që jetojnë dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë ortodoks, uroj më të mirat në familjet dhe jetën e tyre!”, ka shkruar në urimin e tij në Facebook ministri Bytyqi, përcjell ORAinfo.
Ai ka shkruar se kjo ditë sjellë ndër ne frymën e solidarizimit, mirësisë dhe paqes, si dhe sakrificën në të mirë të njerëzimit.
Me poshtë e gjeni të plotë postimin e ministri Bytyqi:
Në këtë ditë feste, për të gjithë shqiptarët ortodoks kudo që jetojnë dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë ortodoks, uroj më të mirat në familjet dhe jetën e tyre!
Kjo ditë sjellë ndër ne frymën e solidarizimit, mirësisë dhe paqes, si dhe sakrificën në të mirë të njerëzimit. Këto vlera të qytetërimit na përcjellshin kudo dhe kurdo!
Për shumë mot Pashkët!🤝