Ministri Faton Peci dënon sul*min fizik ndaj kryetarit të Pejës: E papranueshme

18:38 | 26 October 2024
ministri-faton-peci-denon-sul*min-fizik-ndaj-kryetarit-te-pejes:-e-papranueshme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Peci tha se dhuna nuk është opsion e as zgjidhje, teksa e dënoi sulmin e sotëm ndaj Muhaxherit.

“Në Kosovën tonë, e cila është shembull i shkëlqyeshëm i një shoqërie demokratike, dhuna nuk duhet të pranohet e as nuk do të tolerohet”.

“Të papranueshme sikurse dhuna fizike, duhet të jetë edhe gjuha e urrejtjes, e cila po tenton të krijon shtrat e një ambient toksik publik”, ka shkruar ministri Peci.

Tutje, ai tha se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi public konstruktiv e të pakontaminuar nga gjuha e mosdurimit, urrejtjes dhe dhunës.

Mëngjesin e sotëm kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht, ku janë arrestuar dy persona.

Komento: