
Ministri i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.
Ai do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit, pas takimit dypalësh, zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca dhe ministri Haddad, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
E krejt në fund, është paraparë të ketë edhe deklaratë për media./KP