Ministri gjerman jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

16:36 | 21 May 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Michal Roth, ministri i Shtetit gjerman për Evropën në MPJ, është shprehur kundër rivendosjes së kufijve Kosovë-Serbi, duke thënë se një ide e tillë provokon ndarje të reja në rajon

“Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive”, u shpreh ai në një intervistë për Der Spiegel.

Roth tha se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

“Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do e të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia”, ka thënë Roth.

Duke folur për Shqipërinë, ministri Roth ka folur edhe për protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese. Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet”, ka thënë Roth

Komento: