Ministri gjerman jep lajmin e shumëpritur: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

16:35 | 22 Prill 2021

Kryediplomati gjerman: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Ai, këto deklarat i bëri në konferencën për media, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në konferencë për media, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maas, u shpreh që Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret që t’i liberalizohen vizat.

“Unë kam shprehur që synimi i Qeverisë së Gjermanisë është i qartë që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. BE duhet t’i përmbahet premtimit që ka dhënë. Ne do të angazhohemi që liberalizimi I vizave të realizohet së shpejti për Kosovën” , ka thënë ai.

Komento: