Ministri i Abazoviqit paralajmëron shkuarjen e parakohshme në zgjedhje

22:02 | 15 July 2022

Qeveria e Malit të Zi është në rrezik.

Duke folur për Marrëveshjen Themelore dhe miratimin e saj në seancën e Qeverisë, Krivokapiq thekson se ishte vendim që nuk ishte marrë në përputhje me marrëveshjen për formimin e Qeverisë së 43-të, raportojnë mediet malazeze, përcjell lajmi.net.

“Kjo mbetet e diskutueshme. Raporti [i BE-së] nuk është verifikuar. Mbetet për t’u parë nëse do ta kthejmë Malin e Zi në rrugën evropiane. Pyetja është pse nuk e shtymë deri pas raportit të BE-së.

Në konkluzionet e BE-së shkruhet se ky komunitet fetar zbaton një axhendë anti-evropiane”, tha Krivokapiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas një konference për shtyp me kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në Podgoricë.

Siç tha ai, nëse nuk do të hapej çështja e Marrëveshjes Themelore, “tani nuk do ta kishim këtë format të vizitës, por shumë më të pasur”.

“Mënyra më e mirë është të heqësh dorë nga vendimet e dëmshme dhe të kalosh në axhendën që është prioriteti i BE-së”, theksoi kreu i diplomacisë malazeze.

Ai po ashtu thekson se në Mal të Zi “nuk kemi të bëjmë me krizë, kemi të bëjmë me Marrëveshjen Themelore, e cila është sulm mbi themelet e shtetit”.

Duke folur për krizën politike, Krivokapiq tha se Kuvendit mund t’i shkurtohet mandati dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme më 23 tetor së bashku me ato lokale.

Komento: