Ministri i Bujqësisë viziton fermerët, bujqit dhe blegtorët e Kçiqit të Mitrovicës

16:25 | 16 April 2023

Ministri Peci viziton fermerët, bujqit dhe blegtorët e Kçiqit të Mitrovicës.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të diel ka qëndruar pranë fermerëve, blegtorët dhe bujqit e komunës së tij, Mitrovicës.

Ai bashkë me deputetn Arjeta Fejza kanë vizituar fermerët e fshatit Kçiq, me të cilët biseduan dhe shikuan nga afër veprimtaritë e tyre bujqësore, shkruan Reporteri.net.

Postimi i ministrit Peci:

E diela në Kçiq mes bujqve të vyer!

Bashkë me deputeten Arjeta Fejza, sot vizituam fermerët e fshatit Kçiq, me të cilët bashkëbiseduam dhe pamë nga afër veprimtaritë e tyre bujqësore.

Baca Gani Hasani, një burrë faqebardhë, ma konfirmoi edhe njëherë se sa të kënaqur janë fermerët me punën dhe angazhimin e Ministrisë në shërbim të fermerëve. Aimbarështon rreth 35 krerë lopë si dhe kultivon 15 hektarë misër e 5 hektarë grurë.

Edhe Arben Pllana, është blegtor i cili mbarështon 20 krerë lopë për mish ndërsa mbjell e kultivon 7 hektar patate e 5 hektarë misër. Arbeni është një ndër bujqit e vyer që ka fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës.
Me fermerin Besnik Ibishin bashkëbiseduam rreth rritjes së përkrahjes. Ai kishte mbjellë 5 hektar grurë ndërsa kultivon rregullisht 15 hektarë misër. Besniku, përpos lopëve e buallicave, mbarështon bagëtitë e imta; 55 krerë dhi dhe 20 krerë dhenë.

Nga kjo vizitë takuam edhe Fatlum Pllana, Ymer Rushiti, Tahir Pllana, Fitim Pllana, Rexhep Pllana, Mexhiti Ibishi, Halil Berisha, të tjerë bujq e fermerë të vyer të kësaj zone që punojnë me vullnet e faqe të bardhë.

Komento: