Matoshi ka thënë se deri më tani qeveria ka kryer punë të mira
Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re, njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se taksa është vendim meritor për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, por në raport me kërkesën e miqve duhet të shqyrtohet.
Ai ka theksuar se AKR’ja nuk pret që taksa t’i dëmtojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Matoshi ka deklaruar se secili subjekt politik pata prishjes së raporteve me SHBA’në do të duhej ta zgjidhte largimin nga qeveria.
Duke folur për funksionimin e koalicionit qeverisës, Matoshi ka thënë se deri më tani qeveria ka kryer punë të mira dhe, sipas tij, AKR’ja ka arsyetuar besimin e marrë në këtë qeveri.