Ministri i Drejtësisë flet për takimin e Washington: Shkojmë të përgatitur

13:39 | 27 Gusht 2020

Selimi ka thënë se në Uashington do të shkojmë të përgatitur.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur.

Sipas ministrit të Drejtësisë, që thotë se në koalicionin qeverisës është përfaqësues i AAK’së për dialog, në Washington do të flitet për cështje ekonomike.

“Sa i përket temave në Uashington ne kemi paralajmëruar që do ta jetë për bashkëpunimin ekonomik por Kosova i ka temat që do të diskutojë me Serbinë. Dua të ju siguroj që delegacioni i Kosovës është i përgatitur”, ka thënë ai.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia do të mbajnë takim në Uashington.

Ndonëse takimi ishte thirrur më 2 shtator, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

Ndërkaq një takim mes të dyja vendeve, por në nivel ekspertësh po zhvillohet sot në Bruksel.

E një takim tjetër, po në Bruksel pritet të mbahet më 7 shtator.

Komento: