Ministri i Drejtësisë porositë: Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë

22:44 | 30 Tetor 2020

Selimi thotë se Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, në një intervistë ka folur për sistemin e drejtësisë dhe ka treguar se kjo ministri e ka moton që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

Ai ka treguar se rastet e profilit të lartë ka pasur 30 raste të shënjestuara, tash janë 60 dhe se janë ndjekur prokurororë, deputetë, ministra etj.

“Prokuroria ka treguar efektivitet. Shkallet marrin kohë për t’u trajtuar. Policinë e kemi profesionale, prokurorinë e kemi stabile, por nuk kemi pasur as numër të mjaftueshëm të gjykatësve”, ka thënë Selimi.

“Rastet që janë në proces do ta marrin vendimin e merituar. Gjyqtarët vendosin sipas provave, e jo sipas opinionit të publikut” shtoi tutje ai.

Selimi, gjithashtu ka folur edhe për Vettingun.

“Grupi i Vettingut për skedaret e ka zgjedhur një anëtar nga KDI. Ata janë në analizimin e skenareve afatinshtes. Deri në nentor mund t’i kemi skenaret e pastaj Qeveria vendos se cilin skenar do ta ndjekë”, ka thënë Selimi,

Ai gjithashtu ka treguar se Vettingu në rajon s’ka treguar efektivitet.

“Propozimet duhet të jenë të implementueshme dhe s’duhet të jenë armë politike. Duhet me qenë të qëndrueshme krejt hisedarët duhet me qenë në pajtueshmëri. Prokuroria e Dhomave të Specializuara duhet të prodhoj efekt juridik e jo politik”. ka thënë tutje ministri Selimi.

Komento: