Ministri i Financave tregon çka ndodh nëse nuk votohet sot Buxheti

11:22 | 02 Shkurt 2019

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot për Buxhetin e vitit 2019.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë thirrje që të votohet buxheti. Ministri është i bindur se kjo gjë do të ndodhë pasi që sipas tij, në të kundërten do të bllkohet shteti.

“Unë besoj që do votohet. Është më se e nevojshme që të votohet. Nuk ka fuqi për të bërë pagesa, vendi duhet ta ketë buxhetin. Shteti duhet të funksionojë. Du me i falënderu deputetët e gjitha partive që kanë pjesë e komisionit për buxhet e financa” ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët.

Shefi i kuletës së shtetit ka thënë se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen për të përmirësuar ambientin për sektorin privat.

“Duhet ta kemi në fokus sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Komento: