Ministri i Financave tregon se a do të kenë ndihmë financiare familjet që kanë të vdekur nga koronavirusi

13:06 | 12 Gusht 2021

Ministri Murati tregon se a do të kenë ndihmë financiare familjet që kanë të vdekur nga koronavirusi.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku ka pyetur ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, se a do t’i mbështesë ato familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët nga pandemia COVID-19, ashtu siç kanë premtuar.

“Në masën 3.1 e keni parapa mbështetje për familjet që kanë humbur familjarët. Është fjala për humbjen e familjarëve nga Covid-19 dhe vlera e kësaj mase ka qenë 4 milionë euro. Në Kosovë kanë vdek më shumë se 2000 qytetarë, si do të jetë përfitimi i këtyre familjarëve në formë monetare apo në formë tjetër”, pyeti deputetja Sadiku.

Lidhur me këtë, ministri Murati deklaroi se të gjithë ata që i kanë humbur familjarët nga koronavirusi do të kenë mbështetje monetare në mënyrë proporcionale.

“Kompensimi ose mbështetja do të jetë në mënyrë monetare dhe do të jetë proporcionale për të gjithë kryefamiljarët e humbur, siç e thash do të bëhet operacionalizimi i masës, i kemi siguruar edhe listat e personave të cilët kanë qenë viktima të COVID-19”, tha Murati në seancën që po mbahen në Kuvendin e Kosovës.

Komento: