
Ministri i Integrimeve ka treguar kompromisin e madh të Qeverisë Kurti për Serbinë.
Blerim Reka në një intervistë për RTK ka thënë se askush nuk ka të drejtë të negociojë territorin me Serbinë.
Por, ai ka thënë se Serbisë i ofrojnë një kompromis të madh siç ka thëne ai dalje në det, në portin e Durrësit, nëpërmjet Kosovës, pa elaboruar më shume.
Reka ka thënë se Serbia është e bllokuar dhe nuk ka qasje në det pasi është e bllokuar nga Mali i Zi dhe se këtë nuk po mundet ta bëjë as nëpërmjet Maqedonisë.