Ministri i jashtëm austriak me fjalë të forta ndaj BE-së, kërkon liberalizim për Kosovën

15:22 | 12 October 2022

Kryediplomati austriak me fjalë të forta ndaj BE-së, kërkon liberalizim për Kosovën.

Komisioni Evropian sot ka dalë me raport përmes të cilit ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian për Bosnje e Hercegovinën.

Ndaj kësaj ka reaguar kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schanellberg, duke thënë se është një lëvizje strategjike dhe një vendim që është dashur të merret më herët, raporton Express.

Gjithashtu Schallenberg ka thënë se është koha e fundit që të lëvizet përpara dhe përfundimisht t’i liberalizohen vizat edhe Kosovës.

“Duhen vepra më shumë se fjalë”, ka shkruar Schalleberg.

Komento: