Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se janë të gatshëm të negociojnë me Rusinë

22:37 | 12 March 2022

Rusia dhe Ukraina, kanë pasur disa herë takime.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se vendi i tij është gati për negociata me Rusinë, por kurrë nuk do të dorëzohen dhe as nuk do të pranojnë ultimatume.

Dmytro Kuleba tha se është i hapur për bisedime, por shtoi se Rusia po bën kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Kuleba nënvizoi gjithashtu se trupat ukrainase kanë nevojë për mbështetje ushtarake dhe përsëriti kërkesën ndaj vendeve perëndimore që të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë.

“Nëse përforcojmë mbrojtjen tonë ajrore, do të arrijmë të shpëtojmë jetën e më shumë qytetarëve”, deklaroi Kuleba.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Rusia po përdor taktika të ngjashme me ato që ka përdorur në luftën civile të Sirisë dhe bëri thirrje që Perëndimi të ndihmojë Ukrainën në hetimin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të mund t’i përdorë për të dënuar krimet e luftës.

Komento: