Ministri i Mbrojtjes i Letonisë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

17:08 | 11 Dhjetor 2024
ministri-i-mbrojtjes-i-letonise-neser-per-vizite-zyrtare-ne-kosove

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, do të jetë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.

Bëhet e ditur se Sprudsin do ta pres homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, me tog ceremonial të FSK-së.

“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Komento: