Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Bëhet e ditur se Sprudsin do ta pres homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.
“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftim.