Ministri i Mbrojtjes së Rusisë shkon në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, vizitoi ushtarët rusë në Ukrainë të shtunën.
Ministria ruse njoftoi përmes një deklarate në aplikacionin Telegram se zoti Shoigu inspektoi komandën e një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në Donetskun Jugor.
Shoigu është kritikuar për arritjet e dobëta të Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës. Në një video, ministri i mbrojtjes shihet duke shpërndarë medalje për forcat ushtarake ruse.