Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu shkon në Ukrainë

18:21 | 04 Mars 2023

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë shkon në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, vizitoi ushtarët rusë në Ukrainë të shtunën.

Ministria ruse njoftoi përmes një deklarate në aplikacionin Telegram se zoti Shoigu inspektoi komandën e një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në Donetskun Jugor.

Shoigu është kritikuar për arritjet e dobëta të Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës. Në një video, ministri i mbrojtjes shihet duke shpërndarë medalje për forcat ushtarake ruse.

Komento: