Ministri Rrustem Berisha takon Komandatin Suprem të NATO-s në Evropë.
Ministri i Mbrojtjes ka takuar sot gjeneralin Tod D. Wolters që njëherit është edhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë(SACEUR)
Berisha ka thënë se Gjeneralin Wolters e ka njoftuar me zhvillimet në Ministrinë që ai drejton dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Berisha është shprehur se gjeneralin e ka njoftuar për përbërjen multietnike të FSK-së.
“Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Ministri Berisha.