Ministri i Qeverisë Kurti parkon veturën në trotuar te Katedralja

20:39 | 02 Qershor 2021

Fotot janë publikuar në rrjetet sociale.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka parkuar veturën zyrtare mbi trotuar tek Katedralja në Prishtinë.

Ky veprim i ministrit që erdhi nga Norvegjia për të shërbyer si ministër në Kosovë, ka nxitur edhe reagime të qytetarëve të cilët e kanë kritikuar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Edhe pse rreth trotuareve përreth Katedrales, Komuna e Prishtinës ka vënë pengesa për të ndaluar parkimin e automjeteve, kjo nuk e ka penguar ministrin Mehaj të bëjë një gjë të tillë.

Kujtojmë se sipas ligjit, parkimi në trotuar lejohet në disa raste, përfshirë këtu edhe rastet ku janë të shënuara me shenja të trafikut rrugor, e që shenja të tilla nuk ka të vendosura tek Katedralja. /Lajmi.net/

Më poshtë shihni veturën zyrtare të ministrit Mehaj me tabelat MM-001.

Komento: