Edhe një skandal në Qeverinë e Kosovës.
Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic e ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic.
Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.
Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masa-krën e Reçakut e quan të trilluar.
“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masa.kra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terr.oristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë kri.met më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë kri.me para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.
Deklaratën e siguruar nga Indeksonline, mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtëme.