Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pret në takim Anthony Randazzo – Diskutohet për investime në shëndetësi dhe bujqësi

17:00 | 29 Prill 2026
ministri-i-shendetesise,-arben-vitia-pret-ne-takim-anthony-randazzo-–-diskutohet-per-investime-ne-shendetesi-dhe-bujqesi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim z. Anthony Randazzo, Drejtor Menaxhues i Zyrës për Bizneset e Vogla dhe Shërbimet Financiare në U.S. International Development Finance Corporation, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia prezantoi prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, duke vënë theks të veçantë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimin e kapaciteteve në këtë sektor.

Po ashtu, palët diskutuan mbi mundësitë konkrete për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si dhe bashkëpunimin e mundshëm edhe në fushën e bujqësisë.

Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të institucioneve amerikane, për zhvillimin dhe forcimin e sistemit shëndetësor në vend.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sigurimit të investimeve të reja që synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1Apz3nwBGK/

Komento: