Ministri i Shëndetësisë jep lajmin e rëndësishëm për COVID-19

12:10 | 21 Gusht 2022

Latifi paralajmëron vjeshtë të vështirë, thotë se duhet të mësohemi me COVID-19 për disa vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar vjeshtë të vështirë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Ai ka theksuar se do t’i marrin masat në bazë të vlerësimit të gjendjes.

Madje, kreu i këtij dikasteri Latifi u bën thirrje që të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe thekson se duhet mësuar për disa vjet të jetohet me koronavirusin.

“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”.

“Ne e kemi krijuar një përvojë të mirë me menaxhimin e COVID-it. Besoj se do t’ia dalim. Kapacitet tona njerëzore janë më të mirë”.

“Shumica e njerëzve janë vaksinuar, por duhet prapë të vaksinohet secili prej nesh. Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër e ndoshta edhe ndonjë tjetër”.“Na duhet të mësohemi me COVID-in për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër”, tha Latifi.

Komento: