Ministri i Shëndetësisë ka një kërkesë para se masat e reja antiCOVID të hyjnë në fuqi

20:32 | 01 Nëntor 2020

Nga nesër në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 të cilat pritet të hyjnë në fuqi prej nesër.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja, ligji, por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet.

” Masat e reja, Ligji por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet.Respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë”, ka shkruar Zemaj.

Komento: