Ministri i Shëndetësisë: Me pajisjet e reja po nisim edhe tansformimin e klinikës së syve.

11:00 | 09 July 2019

Ismail thotë se Me pajisjet e reja po nisim edhe tansformimin e klinikës së syve.

Në Klinikën e Oftamologjisë është përuruar kontingjenti i parë i pajisjeve në vlerë prej 350 mijë euro.

Ky furnizim i kësaj klinike me aparaturën e nevojshme i rritë kapacitetet e saj për diagnostifikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve Prishtinë – 09.07.2019 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Oftamologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka përuruar pajisjet e reja dhe shumë të domosdoshme të cilat janë blerë së fundmi për këtë klinikë. Ministri Ismaili tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sy dhe deri sot janë trajtuar jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, tani këto shërbime do të nisin t’i marrin në QKUK. “Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë.

Po nisim transforimimin edhe të një klinikë e cila për shumë vjet ka varfëruar xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit. Me pajisjet e reja, tani të gjitha shërbimet diagnostike dhe operative për sëmundjet e syve mund të merren në Klinikën e Oftamologjisë në QKUK”, ka thënë ministri Ismaili. Drejtori i Klinikës së Oftamologjisë, Adem Miftari, ka thënë se kjo klinikë nuk është furnizuar asnjëherë më një numër kaq të madh pajisjesh që nga themelimi i saj më 1982.

“Me ardhjen e pajisjeve të reja nuk do të kemi më nevojë për ti dërguar pacientët jashtë klinikës tonë, sepse shumica e shërbimeve si diagnostike ashtu edhe terapeutike do të kryhen në Oftamologji. Kjo është një ditë e madhe për klinikën tonë dhe falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në për këtë iniciativë”, ka thënë drejtori Miftari.

Në mungesë të pajisjeve adekuate, vetëm gjatë vitit 2018, Fondi i Sigurimti shëndetësorë ka paguar reth 1 milion euro për kërkesat e Klinikës së Oftamologjisë jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e përmirësimit të kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore, që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

Për Klinikën e Oftamologjisë janë blerë rreth 350 mijë euro pajisje, e cila për herë të parë është furnizuar me mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasëm të syirt, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të koernesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostifikimin e sëmundjeve të retinës e shumë pajisje të tjera.

Komento: