Ministri i Shëndetësisë: Nga e hëna ndryshojnë masat

20:07 | 25 March 2021

Duket se nga e hëna do të ndryshojnë masat anti-covid në shtetin e Italisë.

Në Itali janë konfirmuar 23 mijë e 696 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, numri i viktimave është 460 vetëm për një ditë. Shqetësues është numri i personave që u shtruan në terapi intensive, 250 vetëm në 24 orë.

Lombardia sheh një rritje të dukshme të rasteve, me më shumë se 5 mijë raste, ndërkohë që e ndjekin Emilja Romanja, Piemonte dhe Lacio.

Ndërkohë, të hënën pritet që vendi të ndryshojë edhe një herë masat shtrënguese, në bazë të shifrave të javëve të fundit.

Lacio mund t’i rikthehet disa masave më të lehta, dhe të rihapen shkollat fillore dhe kopshtet, ndërkohë që rajone si Lombardia dhe Emilia Romanja, Pulia dhe Friuli mbeten zona “të kuqe” të paktën deri më 12 prill.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendi do të fillojë tashmë fushatën masive të vaksinimit, sipas ministrit Speranza, priten 4.5 milionë vaksina deri në fund të marsit, dhe më shumë se 50 milionë të tilla në tremujorin e dytë të vitit.

Komento: