Ministri i Shëndetësisë përuron pajisjet moderne që do të ndalin shpenzimet e larta të qytetarëve për operacione

12:05 | 15 August 2019

Ismaili përuron pajisjet moderne që do të ndalin shpenzimet e larta të qytetarëve për operacione.

Për herë të parë Klinika e Kirurgjisë Torakale është pajisur me VATS në vlerë prej 64 mijë euro.

Kjo aparaturë rritë cilësinë dhe sigurinë e ndërhyrjes, zvogëlon mundësinë për infeksione dhe përshpejton kohën e rehabilitimit të pacientit.

Një operim i tillë në klinikat private u ka kushtuar qytetarëve 25 deri në 40 mijë euro.

Ismaili, gjatë përurimit të këtyre pajisjeve, tha se duke luftuar korrupsionin në shëndetësi është bërë e mundur që të kursehen më shumë para të cilat po kthehen në investime për klinikat dhe spitalet tona.

“Sot në Kirurgjinë Torakale përuruam pajisjen e re të VATS-it dhe Bronkoskopin që bashkë kapin vlerën e 74 mijë eurove. VATS-i i ri do të rritë shumë sigurinë e pacientit në operacione dhe do të mundësojë rehabilitim më të shpejtë të tij. Meqenëse operimet e tilla në privat sillen nga 25 deri në 40 mijë euro, ne kemi bërë një ndërhyrje që direkt prekë jetën e pacientëve dhe buxhetin e familjeve”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tutje, ai ka thënë se duke luftuar korrupsionin ka nisur të kthehet shpresa dhe besimi i qytetarëve në sistemin tonë shëndetësor.

“Miliona euro të shpëtuara në blerjen e barnave i kemi kthyer në orientimin e duhur: në më shumë aparaturë moderne për klinikat dhe spitalet tona të cilat tani janë në shërbim të plotë të pacientëve, qytetarëve dhe familjeve”, ka thënë Ismaili.

Komento: