Ministri i Shëndetësisë takohet me mjekun që punon në Gjermani, i njëjti kryen operacione të komplikuara edhe në Prishtinë

11:23 | 13 Tetor 2020

Zemaj takohet me mjekun që punon në Gjermani, i njëjti kryen operacione të komplikuara edhe në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar doktorin kosovar që jeton e vepron në Gjermani, Halil Krasniqi.

I njëjti po ofron shërbim të pacientëve në Kosovë, duke kryer operacione të komplikuara në Prishtinë.

“Pata kënaqësinë ta takoj mjekun e mirënjohur Dr. Halil Krasniqin nga Peja që vepron në Gjermani.

Dr. Krasniqi, njëri ndër kirurgët me përgatitje të lartë akademike, me përvojë rreth 20 vjeçare, me mijëra operacione të kryera, që po jep kontribut në mjekësinë gjermane, e po ashtu edhe të ne.

Talenti dhe aftësia e tij profesionale ja ka mundësuar dr. Krasniqit që në njërin nga spitalet në Gjermani t`i besohet drejtimi i klinikës për kirurgji vaskulare. Përveç kësaj humanitetin e tij po e ofron edhe në shërbim të pacientëve në Kosovë, duke kryer operacione të komplikuara në Prishtinë.

Do të bëjmë çmos që mjekëve si dr. Krasniqi t´u jepet hapësirë të ushtrojnë profesionin në Kosovë, sikurse po punojmë të krijohen kushtet që mjekët tanë të mos ikin nga Kosova.

Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese” shkruan Zemaj në njoftim.

Komento: