Ministri i Sportit tregon se kur mund të rifillojë Serie A

12:39 | 22 April 2020

Para pak minuta ka filluar mbledhja mes Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, bashkë me të parin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe Paolo Zeppilli dhe ai i Federatës Mjekësore Sportive, Maurizio Casasco.

Pak para se të futej në mbledhje, Spadafora dha shenja pozitive për rifillimin e kampionatit dhe se kjo është në njëfarë mënyre e ‘detyrueshme’, për shkak të të ardhurave ekonomike.

“Rifilloni gradualisht stërvitjen, ndërsa sa i përket kampionateve do të vlerësohen me komitetin teknik shkencor”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Rifillimi është i nevojshëm duke marrë parasysh jo vetëm vlerën ekonomike, por edhe shoqërore të sportit”, tha tutje ai.

Takimi ka nisur në orën 12.

Komento: