Krasniqi në mbështetje të prodhimeve vendore, kërkon që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike ka kërkuar nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.
Krasniqi në një shkrim të publikuar në llogarinëne tij në “Facebook”, ka thënë se që kur ka marrë pozitën e ministrit të MTI-së është zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendor.
Postimi i plotë i Vesel Krasniqit:
Prodhimet vendore duhet mbështetur me veprime konkrete.
Që kur kam marrë pozitën e ministrit të MTI-së jam zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendor.
Pas takimeve të shumta që kam pasur me përfaqësues të bizneseve, Odave Ekonomike dhe shoqata të ndryshme, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike kërkojë nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.