Ministri italian paralajmëron përfundimin para kohe të Serisë A.
Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vinceznso Spadafora, e ka theksuar se rinisja e Serisë A nuk ka shumë gjasa të ndodhë dhe se shumica e presidentëve të klubeve mund t’ia kërkojnë atij ndërprerjen e sezonit shumë shpejt.
Dekreti i fundit i qeverisë për t’i zbutur masat e vetëizolimit është pritur me huti dhe zemërim nga klubet e Serisë A, trajnerët dhe lojtarët, pasi që njerëzve u është lejuar të dalin në parqe nga 4 maji, por atletëve s’u është lejuar të bëhet e njëjta në ambiente të kontrolluara stërvitore deri më 18 maj, transmeton Gazeta Express.
Një takim emergjent i Lega Serie A është ftuar për 1 maj, kur përfaqësuesit do të tentojnë ta bindin qeverinë italiane për ta kopjuar modelin e qeverisë spanjolle për kthimin në seanca stërvitore, që është i ngjashëm.
“Negociatat janë në proces mes komitetit shkencor dhe Federatës së Futbollit të Italisë, që e ka propozuar një protokoll mjekësor i cili nuk u vlerësua i mjaftueshëm”, ka thënë Spadafora.
“Megjithatë, unë gjithmonë kam thënë që rinisja e seancave stërvitore do të thotë rinisje e sezonit. Unë e shoh rinisjen e Serisë A si një mundësi gjithmonë e me më pak gjasa për të ndodhur”.
“Lojtarët duan t’i rinisin stërvitjet, por nëse unë do të isha president i një klubi, unë do të mendoja më shumë për nisjen e sezonit të ri me më shumë siguri”.
“Franca nuk do të jetë liga e fundit që do të vendosë për ndërprerjen e sezonit këtu dhe kjo mund ta nxisë edhe Italinë ta përdorë të njëjtën metodë”.
Ndërkohë, La Liga, Bundesliga dhe Premierliga janë duke punuar në plane për t’u kthyer në fushën e lojës në fillim të qershor, përderisa Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pritet të kthehen në gusht.