Ministri italian përjetoi rëndë humbjen e Milanit

11:48 | 25 Prill 2019

Milan humbi mbrëmë 0-1 në ndeshjen e dytë të Coppa Italia kundër Lazios dhe u eliminua nga gara.

Kjo nuk e la të qetë Matteo Salvinin, Ministrin e Brendshëm të qeverisë italiane, pasi ai është një tifoz i Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Sipas një postimi të publikuar nga llogaria zyrtare e klubit, politikani shkroi se vetëm tifozët e Milanit e dëshiruan fitoren.

“Të vetmit që treguan zemër, pasion dhe vendosmëri dhe ide, edhe sonte, ishin tifozët e Milanit”, ka shkruar ai. /ORAinfo/

Komento: