Ministri Konjufca e pret Prattipatin në MPJD, ia tregon prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës

16:00 | 20 Shkurt 2026
ministri-konjufca-e-pret-prattipatin-ne-mpjd,-ia-tregon-prioritetet-e-politikes-se-jashtme-te-kosoves

Kreu i Ministrisë së Jashtme, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati.

Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar për aspektet të interesit të përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës. MPJ në njoftim thotë se Konjufca ka paraqitur vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme derisa ministria do të jetë nën drejtimin e tij.

“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, thuhet në njoftim.

Komento: